E ndarë në dy thasë dhe një qese plastike, sekuestrohen 35 kg marijuanë në Mal të Zi që trafikoheshin nga Shqipëria

Policia kufitare malazeze ka sekuestruar 35 kilogramë marijuanë gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Grabon – Dinoshë, ndërsa ka arrestuar shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Tuz. Sasia e konsiderueshme e drogës dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.


Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Policisë, lënda narkotike është gjetur në bagazhin e automjetit, e ndarë në dy thasë dhe një qese plastike, që përmbanin gjithsej 62 pako me marijuanë.

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. I riu është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për prodhim dhe trafikim të paautorizuar të lëndëve narkotike. Autoritetet malazeze bëhet me dije se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrjetin e mundshëm të trafikut dhe origjinën e saktë të drogës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme