E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Oslian Çela, të cilët diskutuan për rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet.
Përmes një postimi në rrjete sociale, faqja e Ambasadës Amerikane në vendin tonë shkruan se VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.