E nxjerr nga klasa dhe e sulmon fizikisht të miturin, arrestohet dorasi

Në fshatin Caparc të Prizrenit, dje në orën 10:30, është raportuar për një rast të “lëndimit të lehtë trupor”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë në klasë në një shkollë të mesme nga klasa ka nxjerrë viktimën mashkull K-Shqiptar të moshës së mitur dhe në korridorin e shkollës e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.

Ndërkaq, dyshohet se shkak i incidentit është një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të viktimës dhe një familjari të dyshuarit, po ashtu nxënës i kësaj shkolle.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme