“E pabesueshme, Agimin e vranë për 30 mijë lekë”

Habi e sidomos keqardhje për atë që ndodhi ditën e djeshme.

Këto janë dy emocionet që përçojnë më së shumti fqinjët e Agim Bucit, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e të mërkurës në Kamëz, gjatë grabitjes që iu bë dyqanit të tij.

Një prej fqinjëve është shprehur për median se grabitësit i morën Agimit një sasi prej rreth 30 mijë lekësh të reja, para këto që sipas banorit ishin dhe shifra mesatare e xhiros ditore që bënte 52 vjeçari.

“Është e pabesueshme. Nuk ka pasur shpesh grabitje këtu. Ky është një dyqan i vogël nuk është se ka ndonjë pasuri të madhe brenda. Ska pas asnjë motiv, nuk e di pse. Xhiro ditore mund të jetë maksimumi 30 mijë lekë të reja. Nuk është më shumë.”- shpreh qytetari.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme