E pabesueshme por e vërtetë: Përfundon një emision pa e pyetur Lëvizjen BESA për financat!

Simpatizantë dhe anëtarë të Lëvizjes BESA kanë ironizuar me pyetjen që iu shtrohet përfaqësuesve të Lëvizjes BESA lidhur me financimin e kësaj Lëvizje. Ndonëse, me dhjetëra herë është shtruar kjo pyetje në studiot televizive ndërsa autoritetet e Lëvizjes BESA i kanë dhënë përgjigjet, prapë se prapë, kjo pyetje vazhdohet të shtrohet nga gazetarë të ndryshëm për arsye të ndryshme. Është simptomatike se në asnjë studio televizive kjo pyetje nuk i është shtruar Bashkimit Demokratik për Inegrim, i cili ka shpenzuar shifra enorme për propagandim dhe reklamim gjatë fushatës parazgjedhore duke e e zaptuar tërë hapësirën reklamuese, njofton portali Sakte.net

Emisioni “Click” ku i ftuar ishte kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami kështu bëhet edhe emisioni i parë ku nuk u shtrua pyetja për financat e kësaj Lëvizje. Por, gjithashtu, ky emision do të mbahet mend edhe për paaftësinë e gazetarit që ta kuptojë konceptin e Ridefinimit të Maqedonisë, pavarësisht se rreth dhjetë herë e morri përgjigjen e të ftuarit në studio./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme