E pabesueshme por e vërtetë, Teuta Arifi flet për dinjitet!

Si Kryetare e juaj e kësaj Komune, për këto katër vite edhe njëher them se ka nevojë për zhvillim të barabartë të këtij vendi dhe kjo duhet të jetë orientimi politik i ardhëmërisë së këtij vendi.

Dëshiroj të them dhe të nënvizoj se si rezultat i drejtëpërdrejtë të luftës së shqiptarëve në Maqedoni është Marrëveshja e Ohri.

Në marrëveshjen e Ohrit përveç të tjerash shkruhet: Se kjo Marrëveshje është komplete atëherë kur vendi yni do të jetë antarë i barabartë në NATO dhe Bashkimin Europian. Shqiptarët kudo në Shqipëri në Kosovë dhe këtu në Maqedoni, kanë qenë gjithëmonë të angazhuar për vlerat progresive të NATO-së dhe Bashkimit Europian.

Prandaj edhe ky partneritet është i nevojshëm të vazhdojë dhe ky orientim politik duhet me angazhimin tonë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Dëshiroj të ju falenderoj për nderin që më bëhet çdoherë në praninë time këtu. Dëshiroj të nënvizoj që dinjteti është ai që tregohet me punë të palodhshme çdo ditë për atëdheun tonë.

Për vendin tonë duhet të punojmë çdo ditë dhe jo të kërkojmë që vendi ynë të na japë neve.

Por ne të japim më të mirën që mundemi për vendin tonë. Dhe këtë e kemi mësuar pikërisht nga flijimi i atyre të cilët i nderojmë sot.

Lavdi u qoftë kujtimi i tyre dhe në të njëjtën kohë rroft Kombi Shqiptarë kudo që është,

Faleminderit .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme