E pabesueshme se në cilën pjesë të makinës policia i ka gjetur drogë një kosovari (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Merdar. Gjatë kontrollit në makinën e të dyshuarit policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 12 kilogram drogë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit të veturës me targa të Sllovenisë e drejtuar nga shtetasi kosovarë në maskën mbrojtëse të saj policia ka vërejtur diçka të dyshimtë.

Në brendësi të ulëseve vetura kishte të vendosura qese të dyshuara me lëndë narkotike.

Komunikata e plotë e policisë:

Në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar (dalje), më 11.02.2017,  në ora 13:20, është ndaluar vetura me targa te Sllovenisë, pronë e një firme sllovene, e drejtuar (me autorizim) nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, ku janë përdorur pajisje më të përsosura, në maskën e pasme mbrojtëse është vërejtur diç e dyshimtë.  Po ashtu është vërejtur se edhe në brendësi të ulëseve ka qese të dyshuara me lëndë narkotike. Dyshimi shtohet edhe me shumë gjatë kontrollit me Njësinë K9.

Për rastin njoftohet Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e cila bënë bartjen e veturë për në Prishtinë në mënyrë që në ambiente më të përshtatshme të kryhet kontrolli.

Me urdhër të prokurorit dhe Gjykatësit të Procedurës Paraprake është kryer kontrolli i veturës. Në pjesë të ndryshme të saj janë gjetur të fshehura  39 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 12kg e 634 g, të substancës narkotike marihuanë.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari D.M lindur, më 1988, mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës dërgohet në Qendrën e Mbajtjes. Po ashtu konfiskohet substanca narkotike, vetura e përdorur në rast, një telefon celular dhe 350 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme