“E papranueshme!” – U hodhën molotovë pranë gazetarëve në protestën e opozitës, reagon AMA: Të ndiqet ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt ekipet e medias!

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka reaguar mbi incidentin e ndodhur ditën e sotme në protestën e opozitës përballë Bashkisë së Tiranës, ku pranë gazetarëve e punonjësve të tjerë të medias u hodh molotov duke u rrezikuar kështu jetën e tyre.


AMA përmes këtij reagimi shprehet se është e papranueshme cënimi i jetës së ekipeve të medias, pasi është një goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

Ajo u kërkon autoriteteve ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve.

REAGIMI

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov).

Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve.

Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme