E përdori për t’i dërguar SMS familjarëve të 22-vjeçares shqiptare pasi e ekzekutoi, celulari i Ilaria Sules gjendet në banesën e ish të dashurit

Autoritetet italiane kanë gjetur telefonin e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në mënyrë brutale më 26 mars në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, shtetas filipinas 23 vjeç. Celulari u zbulua në banesën ku ndodhi krimi, në rrugën Homs të lagjes afrikane, pas informacioneve të dhëna nga vetë autori i dyshuar.


Hetuesit italianë kanë sekuestruar celularine, e cila pritet të luajë një rol kyç në hetime. Telefoni do t’i nënshtrohet një ekspertize të detajuar për të zbuluar komunikimet, mesazhet dhe veprimet e fundit të viktimës dhe autorit.

Ilaria Sula, studente në Universitetin “Sapienza” të Romës, u godit me thikë në banesën e Samson, ku ndodheshin edhe prindërit e tij në momentin e krimit. Pas vrasjes, i riu fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli.

Trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet më 2 prill, shtatë ditë pas zhdukjes së saj më 25 mars. Hetimet zbuluan se pas krimit, Samson kishte përdorur telefonin e Ilarias për të dërguar mesazhe familjarëve të saj dhe për të bërë postime në rrjetet sociale të saj, me qëllim që të krijonte përshtypjen se ajo ishte larguar me dëshirë dhe ishte në gjendje të mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme