E prangosën dhe i vunë flakën, gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës një person në Greqi! Viktima dyshohet se është shqiptar

Një krim i rëndë është zbuluar këtë pasdite në Skuarta të Viotisë në Greqi, ku një burrë u gjet i djegur në ulësen e pasme të një automjeti, i lidhur me pranga.


Sipas informacioneve të para, makina ishte vjedhur nga zona e Glyfadas dhe mbante targa të falsifikuara.

Rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz, dhe tashmë është marrë në dorë nga Njësia për Krimet e Organizuar, e njohur si FBI-ja greke.

Çelësi për hetimin është identifikimi i viktimës, i cili dyshohet se është shqiptar. Parashikimi i parë është se burri ka ndërruar jetë rreth dy ditë më parë, ndersa automjeti i djegur me trupin brenda u gjet nga një gjuetar.

Policia i jep rëndësi të veçantë faktit që automjeti ishte vjedhur nga Glyfada në pranverën e kaluar, por targat e falsifikuara përkasin një makine të njëjtë nga Pieria.

Po hetohet gjithashtu zhdukja e fundit e një të huaji nga Athina, i cili kishte njoftuar se do të shkonte në Villia. Personi në fjalë nuk ka të shkuar kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme