Nuk ka dilemë që zbulimet e artefakteve në Koroshisht të Strugës janë ilire. Këtë e pranojnë edhe arkeologët maqedonas, thotë Fitni Dalipi, arkeologu i vetëm shqiptar në gërmime.
Ai thotë se brezi i ri i arkeologëve është korrekt dhe nuk ka tendenca për fshehjen e të kaluarës siç ka qenë dikur.
Z. Dalipi fliste për emisionin Progarmi 200, (që transmetohet sot në ora 21:40), ku bashkë me të i ftuar ishte edhe arkeologu Sali Islami, i cili tha se më herët ka pasur diskriminime por tani qasja e institucioneve ka ndryshuar.
Të dy arkeologët bënë thirrje për më shumë fonde, për përfshirje të profesionistëve në institucione dhe të largimit të politikës nga arkeologjia.
Gjithashtu ata vlerësuan fisnikërinë e madhe të familjes Shemshedini nga fshati Koroshisht, të cilët lejuan në pronën e tyre të bëhen gërmime.
Para disa ditësh në afërsi të Strugës u zbuluan mbi 100 artefakte, me vlerë të madhe historike.