E pranon Trump: Djali im kërkoi nga rusët informacione kundër Klintonit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pranuar se djali i tij u takua me rusët në vitin 2016, në Trump Tower, për të mbledhur informacione rreth kundërshtarit të tij, Hillary Clinton.

Trump e cilësoi këtë takim si “plotësisht legal” dhe “i bërë gjatë gjithë kohës në politikë”, transmeton Klan Kosova.

Më herët presidenti republikan kishte thënë se takimi ishte bërë për të diskutuar rreth adoptimit të fëmijëvë rusë nga amerikanët.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Trump gjithashtu mohoi raportet e “Washington Post” dhe “CNN” për djalin e tij të madh, “Donald Trump Jr, se mund të ketë probleme me ligjin për shkak të takimit të tij me rusët, duke përfshirë një avokat që kishte lidhje me Kremlinin.

Ai përsëriti se nuk kishte pasur dijeni rreth takimit.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë që Presidenti amerikan e ka postuar në Twitter:

“Raportimi i Fake News, një trillim i plotë, kinse unë jam i shqetësuar për takimin që djali im i mrekullueshëm, Donald, kishte mbajtur në Trump Tower. Ky ishte një takim për të mbledhur informacion mbi një kundërshtar, i cili është krejtësisht i ligjshëm dhe është bërë gjatë gjithë kohës politike – nuk kam pasur dijeni rreth këtij takimi” kishte shkruar Trump.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme