E pritën derisa doli jashtë pallatit! Si ndodhi atentati ndaj biznesmenit Eduart Reci, flasin familjarët

Biznesmeni Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me plumb në kokë pak para mesnate në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë.


Raportohet se atentatorët kanë pritur momentin kur 52-vjeçari të ishte vetëm dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima ishte jashtë pallatit ku banonte kur u qëllua me plumb në kokë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur është qëlluar, por jo autorët e krimit.

Eduart Reçi është qëlluar nga lart në distancë dhe mori një plumb të vetëm në kokë. Raportohet se 52-vjeçari nga Dibra ishte biznesmen në fushën e ndërtimit dhe kishte dy fëmijë. Familjarët e tij kanë deklaruar se biznesmeni nuk ka pasur konflikte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në kryeqytet dhe 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (14 Nëntor).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme