Komentatori Andin Lokaj e ka filluar komentimin e ndeshjes mes Juventusit e Interit në mënyrë të pazakontë.
Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.
“Kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit të mos më dëgjoj sonte, se me ditë që ai më dëgjon sonte, unë qetash e nali komentimin dhe iki te shpia”, ka thënë Lokaj para se të fillonte derbi italian.
Por, me të nisur pjesa e dytë e derbit, Lokaj nuk është dëgjuar në komentim të ndeshjes, por në vend të tij është paraqitur Arbon Flugaj.
Nuk dihet nëse platforma sportive ku punon Lokaj, e ka larguar atë, apo vetëm nga komentimi i kësaj ndeshjeje.