E quante person të Vuçiqit, sot u rikthye sërish te Haradinaj

Para dy vitesh (në mars të vitit 2016) e kishte braktisur partinë në të cilën kishte qëndruar për vite të tëra, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje atë kohë.

Donika Kadaj-Bujupi, e cila kishte qenë shefe e Grupit Parlamentar të AAK-së, njëkohësisht njëra ndër personat më të afërt të Ramush Haradinajt, ishte shndërruar në kritikuesen më të ashpër të ish-shefit të saj.

Madje, Kadaj-Bujupi kishte shkuar aq larg sa që liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, e kishte krahasuar me presidentin e tanishëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpskas dhe Vuçiqit! Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi!”, pati shkruar në facebook Kadaj-Bujupi, pas zgjedhjes së Haradinajt kryeministër.

Ndërkohë, kanë mjaftuar vetëm tetë muaj pas kësaj dhe Kadaj-Bujupi është kthyer te “personi i afërt me Vuçiqin” (siç ajo e quante).

Para pak minutash, kryeministri Haradinaj njoftoi se ish-deputetja e LVV-së, i është rikthyer AAK-së./Zeri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme