Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë mbrëmjen e së hënës, më 28 prill.
Sipas mediave italiane, trupi i saj u gjet pranë mbikalimit të një ure, në rrugën që lidh Larinon me Biferninën.
Alarmi u dha nga bashkëshorti i saj, një burrë 51-vjeçar që jetonte në fshat, i cili i tha policisë se kishte dalë ta kërkonte nga frika se ajo mund të kryente një akt ekstrem. Ai tha se e gjeti të lidhur në një pemë me litar, pa jetë.
Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk mundën të bënin asgjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e saj.
Prokuroria Publike e Larinos ka hapur një dosje me dyshimin e nxitjes për vetëvrasje, një akt i nevojshëm për të mbledhur të gjithë elementët e dobishëm për të kuptuar rrethanat e tragjedisë.
Një autopsi është urdhëruar dhe do të zhvillohet më 2 maj. Lajmi u konfirmua nga Karabinierët dhe kryeprokurorja Elvira Antonelli, e cila deklaroi: “Po zhvillohen hetime për këtë episod”. Deri më tani nuk ka persona nën hetim, por e gjithë ngjarja është në hetim.