Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku i mituri, i gjinisë mashkull, është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup dhe në kokë.
Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçë, ku ndodhet në repartin e reanimacionit të pediatrisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, është parashikuar që i mituri të dërgohet për mjekim të specializuar drejt Tiranë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.



