Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 46-vjeçar është gjetur i pajetë përpara banesës së tij nga familjarët.
Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se shtetasi me iniciale S.O, është vetëvrarë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.