E rëndë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe ra në lumin Lanë, ndërron jetë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bërxullë, mbrëmjen e sotme (4 maj), me pasojën vdekjen e një personi.


Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, kur shtetasi me iniciale Xh.H., teksa  po udhëtonte nga Bërxulla drejt Rinasit, , humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Lanë, e për pasojë humbi jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme