Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit.
Dyshohet se shtetasi me iniciale H.L, ka konsumuar në banesën e tij lëndë helmuese fotoksinë.
Njoftimi:
Fier
Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.