Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afganistan ku një 9-vjeçare është shitur nga prindërit e saj për shkak të pamundësisë ekonomike.
Sipas mediave të huaja mësohet se mitura Parëana Malik ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55 vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, prindërit e saj kanë thënë se nuk kishin zgjidhje tjetër.
Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë.
Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.