Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Një mjet me drejtues të paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.