Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Kamzë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë.
Informacionet e para nga policia sugjerojnë se dyshoeht që shkaku i vdekjes së efektivit mund të ketë qenë një arrest kardiak.
Sakaq, kolegët e viktimës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



