E rëndë në Dibër/ 28-vjeçari vetë mbytet në ujëmbledhësin e një centrali në fshatin Çidhën!

Një i ri është gjetur i pajetë në një vend të quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”, në fshatin Çidhën të Dibrës. Njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 06:45.

28-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga nga familjarët dhe sipas dëshmive, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se i riu, B. T. është vetë mbytur në ujëmbledhësin e centralit, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme