E rëndë në Durrës/ 8-vjeçarja përdhunohet në grup, 1 në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Arapaj të Durrësit. Një 16-vjeçar së bashku me katër bashkëmoshatarë të tij kanë përdhunuar një të mitur të moshës 8 vjeç në ambientet e shkollës “Myslim Hida”.

Sipas “Ballkan Web”, 5 djemtë e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të shkollës, ku edhe kanë kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer gjithçka pasi është gjetur e lidhur nga mësuesit e shkollës.

Ngjarja, e cila është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, është zbuluar vetëm pas arrestimit të sotëm të 16-vjeçarit nën akuzën e përdhunimit në grup. Risjellim në vëmendje se një rast i ngjashëm e tronditës ndodhi pak kohë më parë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa moshatarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme