E rëndë në Gjermani, vriten gjatë patrullimit dy policë, thirrja e fundit: Po na qëllojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjermani, ku janë qëlluar vdekje dy oficerë policie, 24 dhe 29 vjeç, teksa po bënin një patrullim normal në rrethin Kusel.

Ende është e paqartë situata, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:20 të mëngjesit.

Sipas BILD, në masazhin e parë në radio që zyrtarët dërguan thuhej se kishin ndaluar një automjet të dyshimtë. Më pas ata zbuluan një gjah të ngordhur në bagazh dhe filliun inspektimin.

Menjëherë pas kësaj, papritur vjen mesazhi i dytë në radio: “Ata po qëllojnë mbi ne”, dhe kontakti ndërpritet.

Policia ka shkuar në vendngjarje. Policja 24-vjeçare kishte ndërruar jetë në momentin e mbërritjes së kolegëve të saj, ndërsa 29-vjeçari ndërroi jetë pak më vonë. /albeu.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme