E rëndë në Itali! P*rdhunoj dy 18 vjeçare në mënyrë të përsëritur, vihet në pranga 47 vjeçari shqiptar

Një 47 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, së bashku me një shtetas rumun janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen të kenë përdhunuar dy vajza të moshës 18 vjeç, në mënyrë të përsëritur.


 FOTO ILUSTRUESE

Ishin të rejat ato që denoncuan abuzimin seksual, teksa janë shprehur para autoriteteve se aktet janë kryer në një apartament në Romë nga dy burra.

Raportohet se vajzat kishin mbërritur në Romë për të takuar një mik të tyre, i cili në moment të fundit i ka komunikuar atyre se nuk mund t’i priste.

Më pas, teksa të rejat po ecnin në rrugë, 26 vjeçari me origjinë nga Rumania i ‘ka ofruar ndihmë’ për t’i mirëpritur në banesën e tij gjatë natës e t’u ofronte pije.

Pasi e refuzuan fillimisht, të “mashtruara” nga mirësjellja e të riut rumun kanë pranuar të shkojnë në banesën e tij.

Pasi ato hynë në banesë, brenda ndodhej dhe 47 vjeçari shqiptar. Ata i detyruan 18 vjeçaret të pinin alkool, e më pas i kanë ndarë në dhoma veçmas, kur dhe ka filluar abuzimi seksual ndaj tyre, në mënyrë të përsëritur.

Fatmirësisht vajzat kanë arritur të arratisen nga shtëpia e të lajmërojnë policinë falë ndihmës së disa kalimtarëve.

Kur mbërritën në banesë, karabinierët arrestuan 26 vjeçarin rumun, ndërsa shqiptari u vu në pranga në një stacion autobus, teksa po tentonte të largohej nga qyteti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme