Një lajm i rëndë vjen nga qyteti i Pordenones në Itali, ku një 47 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka dhunuar brutalisht ish-gruan e tij.
Siç raportohet nga mediat ndërkombëtare, 47 vjeçari ka qenë në pritje të ish-bashkëshortes përpara shtëpisë së saj. në momentin që ajo ka dalë nga banesa, shqiptari e ka sulmuar me grushte e gjithashtu ka përdorur një çelës makine për ta goditur, duke i lënë kështu dëmtime të rënda fizike në trup.
Pas këtij sulmi barbar, kanë qenë fqinjët ata që lajmëruar autoritetet teksa gruaja po kërkonte ndihmë.
Ndaj shqiptarit kanë nisur menjëherë hetimet, teksa 47 vjeçari, i cili u arrestua nga blutë italiane, akuzohet për “përndjekje” dhe”tentavivë vrasje”, ndaj ish-bashkëshortes.
Nga ana tjetër, gruaja është pajisur me një urdhër mbrojtjeje.