E rëndë në Kolonjë! 33-vjeçari ishte larguar nga banesa, gjendet i mbytur në rezervuar. Ja detajet e ngjarjes

Një 33-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas.


Sipas deklarimeve të policisë, 33-vjeçari, banues në fshatin Borovë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme