Një aksident i rëndë ka shënuar në Lushnjë ditën e sotme, ku një adoleshent ka përplasur me motomjet një vajzë 6 vjeçare, në mënyrë aksidentale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, kur 17 vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përplasur të miturën.
E vogla ka pësuar dëmtime të lehta .
Ndërkohë 17 vjeçari u shoqërua në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur, 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vijon…