E rëndë në Lushnjë/ Fëmija 6 vjeç humb jetën në spital, çfarë dyshohet t’i ketë shkaktuar vdekjen të miturit

Një ngjarje e rëndë shënon në Lushnje, ku një 6 vjeçar ka humbur jetën në spitalin e këtij qyteti.


Rasti ka ndodhur një mbrëmje më parë, teksa i mituri, i cili banonte me gjyshërit në fshatin Shën e Premte, u paraqit në qendrën shëndetësore Divjakë për ndihmë mjekësore.

Raportohet se fëmija u shoqërua nga gjyshi në spital, për shkak se prej disa ditësh po kalonte një virozë dhe arriti në gjendje të rëndë në pediatri.

Sipas burimeve nga spitali i Lushnjës, pasi janë bërë analizat dhe mjekimet përkatëse, e duke parë gjendjen kritike të fëmijës, janë marrë masa për ta nisur në kryeqytet.

Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjës në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme