E rëndë në Lushnje/ Zetori përfundon në kanal, ndërron jetë një 61 vjeçar

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhamë të Lushnjes.


Një mjet bujqësor, zetor, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 61-vjeçari që drejtonte mjetin bujqësor. Mësohet se viktima është 61-vjeçari Sherbet Meta.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit në këtë zonë.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 61-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme