Një aksident është shënuar ditën e sotme në Orikum të Vlorës, ku një 12 vjeçare është përplasur nga një automjet.
Makina drejtohej nga E.H., 38 vjeç, i cili përplasi të mituren, e cila ishte këmbësore.
Fëmija është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 38 vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.