Një aksident i rëndë është shënuar në Shkodër ditën e sotme, ku një automjet ka përplasur një 11 vjeçare, e cila po lëvizte në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, kur drejtuesi i automjetit, D.U., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren e mitur.
11 vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor po vijon punimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit
NJOFTIM
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.