Tre aksidente të ndryshme janë shënuar brenda disa orësh në Shkodër, nga të cilat kanë ndërruar jetë 3 të moshuarit.
Aksidenti i parë është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku 28 vjeçari, Klevis Duka, ka përplasur një motor që drejtohej nga 84 vjeçari, Burhan Triepshi, i cili ndërroi jetë në spital.
Rasti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku 35 vjeçarja, Elsa Molika, ka përplasur të moshuarin, Sait Rraboshta, 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Edhe ky shtetas ndërroi jetë në spital pasi nuk i mbijetoi dot lëndimeve të marra.
Aksidenti i tretë është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku 24 vjeçarja, Ledina Bushataj, ka përplasur një motomjet, që drejtohej nga K. Xhaka, 70 vjeç, i cili gjithashtu ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Uniformat blu kanë arrestuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
lajm ne perditesim…