E rëndë në Skrapar, humb jetën turku në kantierin e pllakave

Njē ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafën e Dëvrisë, disa kilometra larg fshatit Gjerbës në Skrapar. Një shtetas turk ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një kantier ku nxirren pllaka mermeri.

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

 Turku ka gjetur vdekjen në vend dhe trupi i tij i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku edhe do të kryehet autopsia.

 

Nē vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë aksidentale, që i mori jetën shtetasit turk.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se ngjarja ka qënë aksidentale dhe se firma e nxjerrjes së mermerit ishte në pronësi të një shtetasi grek.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme