E rëndë në Tiranë/ “Audi” merr përpara motorin te “Stacioni i Trenit”, ndërron jetë 73-vjeçari! Shoferi ia mbath nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, pranë “stacionit të Trenit”.


Burimet zyrtare konfirmojnë se një automjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një 73-vjeçar që po udhëtonte me motor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, kurse grupi hetimor por heton për të mësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme