Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Vlorë ditën e sotme, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij përmes një armë gjahu.
Viktima është identifikuar si shtetasi N.S., 76 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në fshatin Akërni të Vlorës, kur i moshuari është vetëvrarë në oborrin e banesës së tij me armë gjahu.
Policia njofton se ky akt i rëndë është ndërmarrë nga 76 vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, pasi vuante nga një sëmundje tumorale.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në fshatin Akërni, Vlorë, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike për shkak të një sëmundjeje tumorale nga e cila vuante, shtetasi N. S., 76 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu.
Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.