Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të hënë rreth orës 14:30, në aksin rrugor Belsh – Kuçovë.
Sipas policisë, një automjet ka përplasur një motor me të cilin po udhëtonin dy të mitur. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri është transportuar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, hetuesit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



