E rëndë/ U largua nga banesa 21 ditë më parë, gjendet i vdekur i moshuari

Një i moshuar i cili ishte larguar nga banesa 21 ditë më parë, është gjetur i pajetë sot në Korçë.


Policia thekson se në trupin e të moshuarit nuk ka shenja dhune dhe se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme