Anëtarja e Kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se ajo ka refuzuar të jetë ministre nga cilado Ministri që i takon Nismës.
“Jam propozuar sot të jem ministre nga cilado ministri që i takon Nismës, por me këtë profesion timin që kam, nuk kam arritur ta shoh vetën në asnjërën ministri”, ka thënë Bajrami për Koha.net.
Kujtojmë se Bajrami është e diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe ka përfunduar Studimet Master për Integrime Evropiane.
Sot gjatë ditës portali ka arritur të sigurojë emrat e tre ministrave që do t’i ketë kjo parti.
Shyqeri Bytyqi është propozuar që të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Bajram Hasani është propozuar që të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Skender Reqica është propozuar që të jetë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Pos tyre, Fatmir Limaj, siç dihet tashmë do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.