Një grup fëmijësh janë parë duke luajtur në një zonë shumë të rrezikshme në Fushë Kosovë, në afërsi të hekurudhës së trenit.
Grupi i fëmijëve janë me biçikleta të ndarë në dy anët e hekurudhës së trenit, ndërsa për një moment edhe treni kalon dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë pranë hekurudhës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset.
Lojërat dhe argëtimi i tyre në vendkalimin e trenit paraqet rrezik të madh, pasi që treni ka disa linja të udhëtarëve gjatë ditës, dhe për kalimin e tij në ato zona nuk ka as ndonjë shenjë paralajmëruese.
Telegrafi shpesh ka raportuar për aksidente mes trenit dhe veturave, e po ashtu raste të shumta ka pasur kur kanë pësuar edhe këmbësoret.