Gazetari Xhevdet Pozhari ka reaguar përsëri pas raportimeve se vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi ka marrë para edhe pas pensionimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Krahas kësaj, Pozhari përmendi edhe se si ish-presidentit Thaçi kishte shpenzuar para të panevojshme gjatë kohës sa ishte në pushtet.
Si në rastin kur Thaçi kishe 600 euro për 5 shishe verë dhe 105 euro për tri cigare puro.
“E rrjepën shtetin si doner. Lavdi veprës së tyre!”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
65 mijë dollarë i pati kushtuar buxhetit të Kosovës veç parathënia e shkruar për librin e Hashim Thaçit në kohën kur ishte president.
Bëhet fjalë për të njëjtin njeri që pati shpenzuar 600 euro për 5 shishe verë dhe 105 euro për tri cigare puro.
176 mijë euro vëllaut të tij penzionimi i parakohshëm.
E rrjepën shtetin si doner. Lavdi veprës së tyre!