“E shesim punën!”- Rrëfehet boss-i shqiptar i drogës: Kemi kokainën më të pastër! Ja pse policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë

Një trafikant shqiptar droge, ka zbuluar në intervistë për Daily Mail arsyet përse ai beson se autoritetet britanike nuk do të mund ta mundin kurrë trafikun e kokainës që kontrollohet nga bandat shqiptare.


image-371
DAILY MAIL: Foto të shqiptarëve në rrjetet sociale

Shqiptari, i cili foli për MailOnline në kushte anonimiteti, ka zbuluar një praktikë kyçe që përdorin mafiozët shqiptarë për të penguar policinë britanike të ndalojë përfundimisht aktivitetet e tyre kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ajo që shqetëson më shumë është fakti se sapo një grup kriminal shkatërrohet, një tjetër duket se merr vendin e tij”, shkruan Dailymail, ndësa shqiptari ka shpreguar se “ky fenomen është për shkak të një praktike të njohur si “shesim punën”.

Sipas tij, kur një anëtar i bandës arrestohet dhe policia dështon të sekuestrojë telefonin e tij, shokët e tij shesin telefonin dhe të gjitha kontaktet që ka pasur për deri në 100,000 paund. Në këtë mënyrë ata mbajë lidhjet dhe kontaktet e bandave të pazbuluara nga autoritetet.

Ai shpjegoi se një arrestim nuk është gjithmonë fundi i një organizate trafikimi kokaine.

DAILY MAIL: Armët e gjetura në një furgon të ndaluar në Shqipëri, të cilat kishin për destinacion Mbretërinë e Bashkuar
DAILY MAIL: Armët e gjetura në një furgon të ndaluar në Shqipëri, të cilat kishin për destinacion Mbretërinë e Bashkuar

Bosi shqiptar i drogës mburret me mënyrën se si ai dhe grupet e tij kanë arritur të dominojnë tregun e kokainës. Ai shpjegoi se ata kishin kokainën me pastërtinë më të lartë për çdo gram të shitur në rrugë, gjë që i bëri përdoruesit ekzistues të kalonin tek ta dhe të linin furnizuesit e mëparshëm.

“Po ashtu, në vitin 2009/10, ne ulim çmimin për një kilogram kokainë nga 35,000 paund në 30,000 paund,” tha ai. “Kjo ishte një ndryshim i madh për tregun në atë kohë”, ka treguar ai.

Që nga viti 1995, shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në tregun e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, duke krijuar rrjete të forta furnizimi. Në vitet e fundit të 2000, ata hynë në tregun britanik duke përdorur moton: “Shesim më lirë dhe shesim më shumë.”

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) dhe Drejtoria e Krimeve të Posaçme në Scotland Yard, që nga viti 2005, kanë arrestuar dhe dënuar me sukses qindra shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës.

“NCA ka paralajmëruar prej vitesh për kërcënimin që paraqesin bandat shqiptare, të cilat janë të njohura për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe për përdorimin e taktikave të egra për të mbajtur larg konkurencën. Këto banda kanë arritur të dominojnë tregun britanik të drogës, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelët kolumbianë dhe duke mposhtur rivalët për të mbushur rrugët e Britanisë me kokainë të lirë”, shkruan Daily Mail.

Një shqetësim i madh për NCA është fluksi i parave të paligjshme që kthehen në Shqipëri. Agjencia është kaq e shqetësuar sa që vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje me SPAK-un për të ndjekur pasuritë e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2010, vetëm 1.5% e të huajve të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë. Por deri në fund të vitit 2024, ky numër pritet të arrijë në 10.6%, duke bërë që shqiptarët të jenë kombësia më e madhe e huaj në burgjet britanike.

Rritja e këtij numri është pjesërisht shkaktuar nga fluksi i shqiptarëve që kalojnë Kanalin, me 12,685 shqiptarë që kanë arritur në Britani me varka të vogla në vitin 2022.

DAILY MAIL: Imazhet e postuara në faqen e bandave në Instagram kanë një tortë të bërë me kartëmonedha 50 paundëshe
DAILY MAIL: Imazhet e postuara në faqen e bandave në Instagram kanë një tortë të bërë me kartëmonedha 50 paundëshe

Në kuadër të qeverisë së Rishi Sunak, 200 kriminelë shqiptarë u deportuan në këmbim të 8 milion paund për të modernizuar sistemin e burgjeve në Shqipëri. Partia Laburiste ka premtuar se do të deportojë më shpejt kriminelët e huaj, duke argumentuar se “nuk është e drejtë” që taksapaguesit britanikë të paguajnë për shpenzimet.

Kushton rreth 40,000 paund në vit për të mbajtur çdo të burgosur, që do të thotë se Britania e Madhe shpenzon rreth 44 milion paund çdo vit për të mbajtur kriminelët shqiptarë në burg.

NCA ka thënë vitin e kaluar se tregu i drogës që lidh bandat shqiptare është aktiv në të gjithë vendin, në qytete, qytete të vogla dhe madje edhe në zona rurale. Agjencia ka vlerësuar se bandat shqiptare po kontrabandojnë “qindra miliona” paund nga Britania çdo vit.

Steve Brocklesby, menaxher i inteligjencës në NCA, shpjegoi: “Objektivi kryesor i tyre kur fitojnë para është të ikin me to sa më shpejt të jetë e mundur. Ata do t’i kontrabandojnë ato në Shqipëri në çdo formë që vijnë.”

Sipas NCA, shqiptarët gjithashtu po përdorin kriptomonedha dhe investime të jashteligjshme për të pastruar paratë, dhe ka mundësi që ato para të përdoren gjithashtu për investime direkte në Britani në vitet që do të vijnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme