“E tërhoqi zvarrë dhe e la shuk…”/ Flet vajza e viktimës në Klos: Erdhi nga Tirana i përgatitur për ta vrarë! Gjaku nuk falet…

Ngjarja tronditëse që ndodhi në Klos mbrëmjen e 11 qershorit, ku 32-vjeçari Hazbi Velsula masakroi me thikë kushëririn e tij, Selim Velsula, ka shkaktuar revoltë të fortë në familjen e viktimës.


Vajza e të ndjerit është shprehur se familja e saj nuk do ta falë kurrë gjakun e babait dhe kërkon që autori të dënohet me burgim të përjetshëm. Ajo paralajmëroi se nëse drejtësia nuk vepron, “do t’i shkojnë kësaj gjëje deri në fund”.

Sipas saj, Hazbi Velsula nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte ardhur me vetëdije nga Tirana, i përgatitur për të kryer krimin.

Ndërsa deklaroi se babai i saj ishte duke kullotur bagëtitë kur Hazbi Velsula e goditi me thikë.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.

Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme