E thotë Haradinaj: Kjo është data kur kosovarët do lëvizin lirshëm në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian është siguruar në ditën kur është votuar Projektligji për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës do të bisedojnë më konkretisht me autoritetet e BE’së për liberalizimin e vizave para fillimit të majit.

“Në prill e marrim një raport për vendin. Një javë më vonë kemi një vizitë të zyrtarëve të lartë të BE’së. Para fillimit të majit do të bisedojmë më konkretisht”, ka treguar ai.

I pyetur se kur mund të liberalizohen vizat për kosovarët, ai është përgjigjur: “Brenda tre muajve do të ishte mrekullia e zotit”.

Haradinaj ka parashikuar se qytetarët e vendit do të presin mesatarisht gjashtë muaj para se të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen – ose në rastin më të keq, rreth 9 muaj.

Ai ka theksuar se pret që vizat për kosovarët do të liberalizohen në vjeshtë. Liberalizimi i vizave me shumë gjasë do të bëhet realitet deri në fund të vitit, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme