Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë zyrtarja për informim e Komisionit Evropian, Mina Andreeva.
Madje, sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm.
“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për zëri.info, duke shtuar se “Rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”, ka shtuar ajo.
Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.
Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisionit Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva. /Zeri/