Një pushim në një resort turistik në Egjipt ka rezultuar “fatale” për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte.
Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës.
Turistja 68 – vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.