E tregojnë shkencëtarët: Ky lloj kanceri po rritet shpejt

Rastet e kancerit të lëkurës ose melanomës, janë rritur me 45 për qind në Britaninë e Madhe gjatë dekadës së shkuar, sipas një studimi të fundit të publikuar nga qendra e kërkimeve për kancerin në vend. Shkalla e rasteve është rritur me 55 për qind për burrat dhe 35 për qind për femrat.


Studimi është publikuar në kuadër të një fushate ndërgjegjësimi, të quajtur ‘ruaj ngjyrën tënde’, që inkurajon njerëzit t’i rezistojnë tundimit të përvëlohen në diell për tu nxirë.  Kërkuesit thonë, se rritja e numrit të rasteve të melanomës, jo vetëm në Britani, por edhe në të gjithë botën, ka ardhur pjesërisht edhe si pasojë e paketave të pushimeve që gjithnjë e më shumë po ofrohen.

Kompani ajrore më të përballueshme e kanë bërë udhëtimin në vendet e nxehta më të prekshëm dhe gjithnjë e më shumë turistë i drejtohen destinacioneve me diell, disa herë në vit.  Por, djegia e lëkurës, një herë në dy vjet, mund të trefishojë rrezikun e melanomës. Ekspertët rekomandojnë sidoqoftë që kur je i ekspozuar në diell, të jesh i mbuluar siç duhet, të kërkosh hije dhe të aplikosh krem plazhi me faktor minimal 15.

Studimi tregon se ndërsa rastet e melanomës janë më të zakonshme tek njerëzit mbi 65 vjeç, ato janë rritur me 70 për qind edhe tek të rriturit e moshës nga 25 deri në 49 vjeç. Edhe në Spanjë, dermatologët thonë se ka patur një rritje me 38 për qind të rasteve të melanomës në vetëm katër vite ndërsa në belgjikë, është raportuar një rritje prej 350 për qindësh e rasteve të kancerit të lëkurës mes viteve 2004-2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme