Andaj të gjallët që e dëgjonin mund të kenë menduar se ishin mbledhur që ta qetësonin Piktorin e tronditur nga kërkesat e të brengosurve për vendvarrimin e të ndjerit, e jo për ta nderuar shkrimtarin dhe për t’u shprehur ngushëllime familjarëve të tij.
Por sidoqoftë mirë që nuk pati më shumë folës dhe që foltoren nuk e pushtuan të gjithë vajtuesit dhe ‘kufoma ngrënësit’ profesionistë që kemi. Mbase mungoi vetëm edhe fjala e Kryeministrit të Kosovës.
Me rëndësi është se në këto homazhe nuk mungoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili u ngut t’i ofrojë shpatullat për dënesje vejanes së shkrimtarit. Si dhe t’u dëshmojë të pranishmëve se në Bashkinë që ai drejton dikasteri i hajdutërisë dhe ai i respektit ndaj artistëve janë të ndarë dhe nuk e dëmtojnë njëri tjetrin.
Po pra, sot u bë varrimi i shkrimtarit me të cilin mburrej dhe do të mburret shqiptaria. Dhe organizatorët e ceremonisë mortore nuk kishin harruar që të ndjerit t’ia plotësonin dëshirën që si urryes i fesë së prindërve të vet mysliman mbase e kishte ëndërruar gjatë tërë jetës: që mbi kokë ta kishte kryqin.
Ku ta dish, mbase edhe asgjë nuk mund të ishte ndryshe përpos që edhe në ditën e tij të fundit mbi këtë tok të ndjerin ta përdornin vetëm ata të cilëve ai ndershëm u kishte shërbyer gjatë tërë jetës së vet: të pushtetshmit!/sakte.net